0 Comments

edhe pse thika ma gërryen ashtin
unë t’du
t’du bashkë me botën që s’e kuptoj hiç
e di, t’kam vra kur kam ik
t’kam vra kur t’i kam marrë stinët,
netët, diellin, shpirtin
t’kam vra kur t’i kam fundosë
andrrat e shkel’ yjet, s’i kam majtë premtimet
t’kam vra shpesh, sonte
thashë t’vras edhe nji herë
se tash i ngjaj poetit që k’ndon
e fjalë s’ka
e till’ jam pa ty, bosh
e vdekun, e braktisun,
me trup t’mekun, sy pafjetun
tue t’dashtë,
shpi kam ndërtu
jet’ e mendje i kam ndryshu
ty pa t’harru kurrë
dale t’pyes veç edhe diçka t’mramë..
a t’thotë zemra me m’shtrëngu
ngat vetit me m’majtë
me m’dashtë
m’u shiku
unë hanën, ti mu
se ta kputë shpirtin malli yt

Related Posts

LULZIM TAFA-VDEKJA ÇON FJALË

Unë do të vritem në këtë luftëpër secilën sumbulltë xhamadanitdo të marr nga një plumbdhe secila pikë gjakudo të bëhet sumbullnë këmisha dhe xhamadanatë ushtarëve e kapedanëvetë mi. /RevistaUji-VII/

FATIJONA BAJRAJ-HAFËZ MALLI

E dveta tokën për mallin A thue peshë ma t'rand se ti a ka Ma i rand se unë asht shtatë pash E turpnune toka mue m'tha E dveta zjermin për mallin A thue ma…

ANDRIN KABASHI-APARTAMENTI NUMËR 13

Apartamenti numër 13, ishte apartamenti i familjes sonë, Qela. Aty kemi banuar ne: babai, nëna, unë dhe motra ime e vogël, Nina. Ky apartament gjendej në katin e dytë të ndërtesës dhe nuk ishte fort…