0 Comments

N’bardhësi t’atyne reve
Kisha dasht me ik e mos me u dynd
Mos me u dërrmu shpirti
Me gjana që nuk duhet me i ni.
Me ik e mos me u shtyp
Mos me u thërrmu jeta
Me gjana që as nuk duhet me i pa.
M’u fut në viset ma t’thella t’zemrës
Me përqafu vetën
N’qetësi
Veç zogjtë e qiellit tuj këndu gzushëm
Kisha dashtë me i ni
M’u arratis n’bjeshkt ma t’nalta t’shpirtit
Atje ku nuk shihen as fërkemt…
Sen gönderdin
N’kofsh n’dashni me vetën
N’kofsh n’dashni me vetën
Ke me i dashtë të tanë
Ke me dashtë diellin që n’mëngjes…
N’kofsh n’dashni me jetën
Ke me u knaq edhe me gjana t’vogla
Ke me u knaq edhe veç me cicërimen e
zogjve…
Tingujt e ujit e brohoritjen e gjetheve
Ke me u knaq me kaltërsinë e qiellit e ke me
u gzu për tanë atë hapsirë t’pakufishme…
N’kofsh n’harmoni me ditët
Ke me dashtë edhe diell edhe shi
Ke me dashtë vetën
Jetën…
Ashtu siç është
Ashtu si të vijë!.
Sen gönderdin

Related Posts

FERDANE SAHITI-URTËSI

Dëgjova që n'vatan tem ke ardhëkëmbë pas këmbe t’u xhezdisë vërdallë në atë të ftohët e n'atë acarna mbushe me nur e na le nektar po nuhas aromë t'trandafilave aty ku abdes ke marrëi gëzum…

FERDANE F. SAHITI-FORCA E GRUAS

Grua ti je e shenjtë si drita që lind n’zemra, Ti ecën në errësirë, pa frikë, pa turbullira. Kur nata të mbulon, dhe mjegullat i fsheh, Prapë je aty ti dashuri, që akund tjetër nuk…

METIN IZETI-NJË CIGARE TRISHTIMI

Më duhej ta kaloja këtë vetëm, pa askënd.Ishte një ndjenjë e qetë befasie që nuk ishte diçka e sigurt.Dhe ai rëndim i paqartë, rrënjët e të cilit nuk mund të kuptohen,as thellësia as drejtimi, një…