0 Comments

Do t’më kërkosh në çdo petale të luleve
mos jam fshehur
Do t’më kërkosh tek vendi i vjetër
Aty ku e filluam dashurinë
Do më kërkosh edhe numrin tim në celular
Por pa emër
Edhe do jem përzier me dikë tjetër
Do të prekësh krahët e një femre tjetër
Duke menduar mos jam unë
Do bëhem si hije në sytë e tu
Do t’më kërkosh me lutje nga qielli
Të më kesh edhe një herë
Të qeshnim e të gëzojmë përsëri së bashku
Do më kërkosh gjithëandej
Mirëpo vetëm në kujtimet e tij do të mbetem
Me kujtime e shumë mall
Do ta viziton vendin e vjetër
Mos më bëj që nesër të më kërkosh
e të mos jem aty për ty

Related Posts

METIN IZETI-NJË CIGARE TRISHTIMI

Më duhej ta kaloja këtë vetëm, pa askënd.Ishte një ndjenjë e qetë befasie që nuk ishte diçka e sigurt.Dhe ai rëndim i paqartë, rrënjët e të cilit nuk mund të kuptohen,as thellësia as drejtimi, një…

NEVIANA SHEHI-ANTIHERONJTË

Antiheronjtë që ulen çdo dite në tryezën timedinë të shkruajnë para mejenga një novelë me heroizmaedhe pse ireale dhe të padeshifrueshëmklima që shpërndan prania e tyre është e dukshme Secili nga ta vjen nga dikudhe…