0 Comments

Antiheronjtë që ulen çdo dite në tryezën time
dinë të shkruajnë para meje
nga një novelë me heroizma
edhe pse ireale dhe të padeshifrueshëm
klima që shpërndan prania e tyre është e dukshme

Secili nga ta vjen nga diku
dhe shkon drejt askundit

Të vërejtur
të fryrë dhe me mendime të mjegullta
ata mbjellin kurdoherë pamje të përzishme

Një herë që kërkova diçka më tepër prej tyre
më kërcënuan me heshtje

Edhe pse nuk njoh asnjë
unë di shumë për ta
di vendet ku kanë lindur
dhe ku fryhen me benefitet e rastësisë
kurse vendet se ku do të vdesin në të ardhmen
s’i kam mësuar akoma

Antiheronjtë e mi nuk bëjnë dot lëvizje drejtvizore
por vetëm të lakuara
varësisht rrethanave dhe humorit ditor

Kjo është arsyeja që trupat e tyre
janë kaq të papërgjegjshëm dhe ireale

Një logjikë më thotë se ata vijnë nga situata të ndërlikuara
ndërsa logjika tjetër e kundërshton të parën
megjithatë edhe në këtë rast
sinonimet e kundërshtojnë njeri tjetrin

Antiheronjtë gjithmonë ma shpifin…

Related Posts

IMER TOPANICA – ANDRRA E HANËS

Kur Hanës i duel gjumi, qe natë. Bahet që kish fjet shumë, sepse nuk i kujtohej asgja, veç andrrës së çuditshme që e shihte çdo natë.Tue qenë që terri e kish mbulue botën, ajo, fillimisht,…

LULZIM TAFA – SA SHPEJT MË HARROI NANA

Nana sot e ka datëlindjenU bë katër vjeçe.Sa ngadalë u rritkan të vdekurit.Ajo tash atje është fëmijëPrindërit e mbajnë për doreEdhe andej si dikur këndej. Vrapon pas fluturaveMbledh luleSa shumë i donte Nana LuletEdhe emrin…