0 Comments

Ata do të vijnë…

Me vete do t’i marrin të gjitha që bartën me vete…

Triumfet

Plagët

Dhimbjet

Krenarinë

Ata do të vijnë…

Si kunorë lavdie

Mbi kokat e tyne kanë me i pas triumfet e betejave

Ata do të vijnë…

Në zemra kanë me i pas emnat e atyne

Që janë ba nja me atmen

Ata do të vijnë në vjeshtën e parë

Kanë me ardhë bashkë me kangët e trimnisë

Bashkë me zanin e lirisë

Bashkë me puhinë e vjeshtës

Po, po

Ata kanë me ardhë…

Se Itaka e do Odisenë

E Odiseja s’mund të rrojë pa Itakën…

1 shtator  2026

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts

Giovanni Verga-Historia e një Laureshe

7 nëntor Parmbrëmë, pasi ai m’i kish shqiptuar ato fjalë, kur hyra në dhomën ku ishin mbledhur gjithë të afërmit e mi, bashkë me zotërinjtë Valentini, isha aq e trazuar shpirtërisht, saqë të tërë e…