0 Comments

Veç ëndrrat janë
gëzime për të
Eh… Mendimet
janë si dredh e pluhurit
jeta e saj është pa stolisje
Mund të them pa kozmetikë
E saj është jeta

Goja e saj është ndryshk
Çelësit i kanë rënë dhëmbët
Çka shfaqet në fytyrën e saj
Mos i besoni

Askujt mos i besoni
për të
Ajo pret edhe valët e zemëruar
Në kohën me diell.

Asaj i kanë marrë
buzëqeshjen
plumbat që binin
Dikur, dikush
Ia ka vrarë.

Asaj.
Ia kanë vrarë
edhe pëllumbin e bardhë.

Related Posts

Metin IZETI-FJALA SI GJENDJE NË LETËRSINË SUFIKE

 Ligjërimi sufik shpeshherë i ngatërron njerëzit e ditur, sepse nuk është në përputhje me kanunet strikte të njohurive racionale. Njohja sufike mësohet përmes ndërveprimit të shpirtit të  mësuesit dhe nxënësit dhe është një proces transmetimi,…

LUMI HAJRA-DOLA PREJ VETES

Dola prej vetesVeç për një shëtitjePër pikë qejfiHyra në oborret e veteve tjeraPa lejePa trokitjePa e thirrë askëndS'doja ndeja a bisedaE urrej të qenit mysafirTë dielen mbrëmaU dashtë të kthehem sërishPor te vetjaNuk m'pranuan pa…

FERDANE F. SAHITI-MALL

Mungesa jote m’ka lanë t’ngratëVaji im, vaj fukarajeJo për skamjen, po për ty nanëXhenet i asaj bote dhe i kësaj dynjajeMë dhemb mungesa sa ma s’kaKy shpirti im krejt m'asht thaDue përditë më t’përqafuE di…