0 Comments

Për dallim nga filozofitë dhe besimet tjera, në Islam njeriu asnjëherë nuk ka
pasur nevojë ta pyes veten kush jam unë; ndërsa kjo pyetje gjithmonë ka qenë
thelbi i çdo problematike. Ai njihet si qenie e Zotit, e krijuar me qëllimin që
ta njohë Atë.
Derisa Arnobi (Adversus nationes) thoshte se njeriu është qenie e verbër, që
nuk e njeh vetveten; dhe Sokrati thërriste njih vetveten tënde, (o njeri),
besimtari mysliman, falë Zotit, nuk shpenzon jetën e tij në kërkim të një
rregullsie, sepse ai tanimë e ka një rend, si dhuratë nga Zoti. Në filozofinë
islame rendi është vetë liria, megjithëse kjo mund të duket si paradoks. Që të
mos na vijë si i tillë (paradoks), nuk duhet ta ngatërrojmë me rregullsinë.
Mund të ju hutojë ngjashmëria e rendit dhe rregullsisë. Madje dikush mund të
thotë se janë e njëjta gjë. Absolutisht jo. Dallimi mes tyre është esencial.
Rendi është origjinal. Rregullsia gjithmonë imiton rendin. Rendin e bën vetëm
Zoti, ndërsa rregullsinë e bëjnë edhe njerëzit. Zoti krijon (rend), ndërsa njerëzit
rregullojnë sipas nevojave, karaktereve, bindjeve e ideve. Pra, njerëzit vetëm
imitojnë rendin, dhe kështu bëjnë rregullsi. Për ata që deri sot s’e kanë kuptuar
filozofinë e artit, ajo qëndron kryekëput mbi këtë koncept. Ja pse arti është/ka
rregull. Sepse është imitim (Aristoteli e quante mimesis) i rendit origjinal të
krijuar nga Zoti. Ndërkaq, për ata që deri sot s’e kanë kuptuar filozofinë e fesë,

përkushtimit tonë në dashuri ndaj Zotit, edhe në këtë pikë mbështetemi po mbi
këtë koncept. Zoti, dëshira/dashuria e Tij, bëri që ne të krijohemi/ekzistojmë.
Krijimi ynë është rendi, prandaj si krijesa ne nuk mund të bëjmë rend. Ne
vetëm imitojmë rendin, ndërsa imitimi ynë është rregull-si. Sa më i mirë të jetë
imitimi ynë, aq më shumë jemi të nënshtruar/përkushtuar ndaj Zotit, sepse
atëherë do ta njohim vërtet madhështinë e Tij dhe dashurinë e Tij ndaj nesh,
dhe atëherë do ta njohim edhe veten. Rregullsia s’është objekt imitimi i
mendjendriturve, sepse ajo është shija për mediokritetin. Rendi është shija për
gjeninë. (Victor Hugo). Në këtë plan një shkrimtar edhe qe shprehur se,
themeli i kësaj bote është dashuria, ndërsa themeli i çdo dashurie është
dashuria e Zotit. (O. Pamuk). Kriujesi, që sheh nga lart, rendit; imituesi, që
vështron nga afër, rregullon. (V. Hugo).
Ja pse duhet adhuruar Ai që na mësoi gjithçka, dhe na begatoi të dimë të bëjmë
rregull-si nga rendi që bëri Ai. Na mësoi/lejoi të imitojmë nga krijimtaria e tij
në përgjithësi: dashurinë, mëshirën, lumturinë, me një fjalë gjithë atë që Ai
krijoi, dhe nuk na kufizoi në shprehjen tonë ndaj saj: ne mund të shprehim
dashurinë dhe gjithçka në masë të pamatshme, por pse kufizohemi në
shprehjen e saj është çështje tjetër. Devijimi nga ky koncept ndihmohet
vazhdimisht nga armiku më i madh i njeriut, djalli. Mirëpo, fuqia e njeriut/liria
për ta përjetuar plotësisht dashurinë mëshirën, lumturinë etj., është forma më
e mirë/mrekullia që Zoti bëri te njeriu që ky i fundit të tejkalojë çdo
paragjykim se është i kufizuar, në mënyrë që definitivisht ta njohë Atë dhe ta
adhurojë e të jetë i nënshtruar ndaj Tij.

/RevistaUji-9/

Related Posts

JETMIR KRASNIQI – PRITJE E PËRNDRITJE

Pres, do pres derisa do vdesDo pres derisa dhe pritja te thotë “Prit!”Do pres deri tek një shpresëAi shkëlqim vazhdon të me dehë dhe më nxitDo pres, shumë do presDerisa nga dehja mos t’i hap…

BLEART MEHA – MBYS ATË PAK LUMTURI

Dua t’shpalos ndjenjën e gëzimitNë ato momente kur më të vërtetë e ndiejSeç verbohem nga drita e skepticizmitVezullim… e unë di, mos të shoh përtej Një mendim në trajtë mitiKa kohë që bën folenë në…

ADELINA XHAFERI – JI DASHURI ODISE!

E di që dashuria për ty më rëndon me shekuje se bota, mbushur mallkimesh grinë pritjen tënde m'i kishte parë gërshetatsa herë të thosha ODISE ke për t'u kthyere në shaminë e zverdhur koheashtu si…