0 Comments

E di që dashuria për ty më rëndon me shekuj
e se bota, mbushur mallkimesh gri
në pritjen tënde m’i kishte parë gërshetat
sa herë të thosha ODISE ke për t’u kthyer
e në shaminë e zverdhur kohe
ashtu si hëna, oja të reja ke për të soditur,
e ti, sërish si për dreq
në buzëqeshje ma fshihje besën
po fjalën “TË DUA” s’e lije ndër dhëmbë.

Në këtë jetë veç dashuri të thosha ji!
Ashtu do u flisja shekujve të të njihnin
e pastaj me të kuqen e buzëve do të bekoja
sa herë që të largët ahmat do të bënin,
e mua
si ROZAFA në gur do më thoshin t’a lija gjirin.

E di që dhe sonte për të të prekur i zgjas duart
e në gërsheta sërish ta lidh emrin.
Me të më bekoi murgu të martën e madhe
teksa prore e pranova dhe tundimin
e ty të tha ji për mua deri në përgjumje
një frymë që s’do puthte për mëkate të huaja.

Rëndo dashurie po të duash dhe nesër!
NË GUR DO TË HYJ SËRISH PËR BESËN TËNDE
e shekujt kuturu kanë për ta folur këtë.
Veç mos harro ODISE,
ji dashuri nën dritën e hënës!

Related Posts

JETMIR KRASNIQI – PRITJE E PËRNDRITJE

Pres, do pres derisa do vdesDo pres derisa dhe pritja te thotë “Prit!”Do pres deri tek një shpresëAi shkëlqim vazhdon të me dehë dhe më nxitDo pres, shumë do presDerisa nga dehja mos t’i hap…

FESTINË XH KRASNIQI

Tringëllima rreth se cilës mijëra fluturaEnden të përhumbura e n’trishtimN’aktin e mizorisëQë n’dukje të parëNuk duken si asgjë tjetërVeçse si nje qetësi e bujshmeQe asgjë te çuditshme s’kaMijëra furtuna ndodhin heshturMbërthyer pas agonisë se natësKu…

SAMET VATA-MIKU I ZOTIT, I ZEMRËS…

Ve Kuunuu Rabbanijune (Kuran)E pyetën një të urtë: A shihet drita?U përgjigj: Drita nuk shihet, por me dritë shihen gjërat. Biseda në lidhje me miqtë e Zotit nuk është punë e kollajtë. Është e vërtetë…