0 Comments

Disa plagë i shëron koha
E do plagë hapen me kohë
Dikujt nuk i mjafton koha
Dikush kohën hargjon kot
Dikush lutet mos t’kalon koha
Dikush lutet t’kalojë më shpejtë

Një si unë i humbur n’kohë, nuk e di as vet çka pret

Disa gjëra ta kujtojnë një kohë
Gjërat tjera i harron me kohë
Dikënd ta sjell në jetë koha
E dikënd ta merr nga kjo botë
Disa emocione janë shumë të thella

Nuk arrijmë t’i kontrollojmë dot

Edhe unë si çdo krijesë dalëngadal po tretem n’mort
Nuk mërzitem se po vdes, se atje më pret një Zot
Po mërzitem se sa kesh gjallë, në k’të jetë s’jetova dot

Related Posts

FITIM VELIU-KUJTESA E HEROIT

FLIJIMI E RRUGËTIMI Shqiptarët, këtë muaj e kujtojnë heroin e tyre nacional, Adem Jasharin, flijuesin e personales për dashurinë e universales. Ai, e mbylli një epokë historike të nisur në kohë mitologjike, si kohë e…

METIN IZETI-TË KËRKOVA GJITHANDEJ

Në Ditët e mia të bukura, në shpirtin tim që këndon elegjiKërkoj një shfaqje nga Qenia, në peizazhetUnë endem, në lot, frika më pushton,Ndikojnë yjet mbi mua - sa për ta shtypur frikën.Sa keq, nuk…