0 Comments


Tani që qielli i shpirtit copëtohet
E hana e gjakosur nga malli ndahet
Edhe po u mbushën krejt detet me lot
Gjynahu i mungesës më nuk mund të lahet
Sexhadet ndiejnë mall ta takojnë një ballë
Mall ka trëndafili për një nuhatje
Kokrrat e tesbihëve ndiejnë mall për një dorë
Malli e ka marrë derën për një hapje
Kush ta ka bërë zemrën të ndihet plot
Të bën të pikëllohesh nga karrigia bosh
Kujtimet nuk vriten, por kujtimet vrasin
Ama po s’u vrave, nuk mund të gjallërosh
Malli i ka marrë rrugët për një ecje
Dhe për një lexim mall po ndiejnë germat
Loti dhe deti kanë të njëjtën shije
Dynjaja ka vlerë aq sa duhen zemrat.

/RevistaUji-VII/

Related Posts

IZRI REXHA-NATË ME HËNË

Sonte me natë syrgjyn në shtegun e kopshtit , Akulli kishte rrethuar të gjitha strehët, Gështenjat me borë torturoheshin nga të dridhurat... Sonte me natë hëna më përcolli, Zvarritej nëpër rrugën e kumbarës, Ashtu në…

ERZURUMLLU IBRAHIM HAKI

(Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj) Haku sherrin hajr e banMos meno që ndryshe ba e kaTa shohim Mevlaja çka banÇkado që ban, bukur e ban Mos lyp gjaÇka vjen, prej Hakut asht,Mos refuzo, mos u…