0 Comments

Le t’i kthej dikush yjet përmbys
Me kamxhikun e ëndrrave të shpërthyeshme
Të qëndisura kaherë
N’borë e diell
N’symbyllje a n’agim
Meteorët mos të njohin grusht toke-
Vetëm gjoks sokolian
Vetëm sy kallur me shpresë
Me buzëqeshje-burim i tyre: dhimbja
Se boll bariut delja i iku
Mjaft edhe ti mal që nuk e di a duron më këmbë gjakpirëse
Edhe po pra
E di që rënkon
Se me dy duar të kam përkundur
Në puse zjarri

Zinxhirët t’i flak dikush
Nga mallkimet e popujve
Nga mallkimet e fshehura
të vetvetes
Ta marrë shkallën e ndërtuar me eshtra idealesh
Që nuk u treten kurrë në dhe
Me sy t’zgurdulluar
E le ta ngjet fik përpjetë
Qiellin e mbrapastuhisë
E le t’flet shqip mbi botë
Dhe ta rrotulloi njëherë
Për hir të mallkimeve
Pastaj ta ngul flamurin e shqipes
E për këmbe ta lidh delen e ardhmërisë
Delen e bardhë si qumështi i nënës kuqezi
Si retë e passtuhisë
Që ngjyrë flamuri paqeje morën
Le t’i përmbys dikush yjet
E nata t’marr hov-
Natë që sjell gjumin e shekujve të shkelur
Të ngratë
Mbi syrin e zemrës madhore-
T’shpërfaq qetësinë e bishave
Që kërkojnë territor të vet.
Dhe hiç
S’ka gjyqe,
Çdo gjyqtar të hesht
Se bisha merr frymë fuqishëm mbi tokë
Se bishat
Kërkojnë territor të vet
Kur mbi ta mjegulla e shkelësve bie.
Se kjo zemra e tyre madhore
Mijëvjeçare
Që trup e m’trup bën konak,
Me gjak mban tokën gjallë.

/RevistaUji-VII/

Related Posts

Neviana Shehi-Fustani me lule

Sot u vesha me aromën tënde i shtrenjti im apo më mirë me fustanin plot lule që ti ma qepe me sy e ma dhurove në ditëlindjen e mbrëmjes E mbaj mend kur më the…

LEOTRIM VLADI-ZË I FSHEHUR

Nuk e di pse një zë të fshehur e dëgjojca fjalë që s’u thanë kurrë,për pranverën që iku,e asnjëherë më nuk erdhi.E tani eci nëpër rrugët pa emër,drejt një vendi pa adresë!Diku larg,për t’i gjetur…