0 Comments

Dhe çdo gjë e spikatur bukur në një vend,
një kujtim i përzemërt që të vjen në mend,
por, sheh se asgjë nuk i jep shije kësaj toke,
nëse ajo që ndihet, nuk është reciproke!


Akrepat e orës kur humbin njëri tjetrin,
i ngjajnë librit pa shkronja për t’formuar alfabetin,
në vend të zhurmës, kur krijon një heshtje,
është sikur t’i falësh t’pikëlluarit një buzëqeshje!


Do të pyesin për ty nëse në mungesë të kanë pëshpëritur,
do të mërziten për të parë, nëse atë ditë janë duke pritur,
nëse veç një herë zërin nga larg donin për të ta dëgjuar,
kuptoje se mungesa jote i bëri të vetëdijësuar!


Çdo gjë kur e kujton dhe thjeshtë mallëngjehesh,
ti flet për heshtjen, por prapë sikur rikthehesh,
dhe nëpër fjalë parfumosesh pa asnjë zëvendësim,
ngase e kuptove kush qëndronte vërtet e kush ishte thjeshtë mashtrim.

Related Posts

ALBIN MEHMETI-LAKORJA E FATIT NJERËZOR

(vështrim letrar për veprën “Lakorja e fatit”-Adem Gashi) Binomi i emrit Adem dhe i numërorit i pari Adem... Adem ishte njeriu i parë sipas feve abrahamike. Adem ishte prijatari i lëvizjes së madhe kombëtare shqiptare.…

Botohet numri 4 i revistës“Uji”

Është botuar numri i katërt i revistës “Uji”, e cila përbëhet nga shkrime letrare, kulturore e historike, transmeton Fol Drejt. Edhe në këtë numër lexuesit mund të gjejnë larushi krijimesh si studime, ese, recensione, tregime,…