0 Comments

E madhe siç je.
Ashtu siç të bëjnë veprate e tua
Me kokën lart.
Tregoji botës madhështinë dhe fuqinë tënde
Ani se je e brishtë
Ani se je e bukur
Ani se ekzistenca e vetë njeriut nis me ty,
e mbaron përmes teje.
Shqyeji të gjitha brezat që të mbuluan gojën
e të bën të mos ndihesh e gjallë.
Thyeji gjithë ato këmbë që të penguan hapin,
akoma pa lëvizur këmbën
Dëshmohu!
Guxo!
Fol!

Fito!
Merr!
Asnjëherë mos përfundo shifër, numër!
Asnjëherë!
“Emër: dhe “kryefjalë”,
për çdo gjë e në çdo gjë të dua!
Hape mendjen, vetëdijësohu!
Pak punë, zbuluar a kokë mbuluar,
guxo ta bësh këtë hap të domosdoshëm!
Guxo e thyeji krejt barrikadat që të penguan të dëshmohesh.
Të kesh!
Të jesh!
Përmbi teje askush,
Veç ti!
Ti e mira, e bardha, e shtrenjta, e shenjta grua.
Ti melodia e padëgjuar që e dëgjoj me ëndje
Veç ti!
Askush mbi ty!
Askush,
grua!

Related Posts

BLERTA FERIZI KRASNIQI

A e keni pa si buzëqesh hána kur krejt i hedhin sytë nga ajo për t’pa fytyrën e saj..Nj’ashtu ndihem unë kur sytë e tij plot dritë, ndeshen rrufeshëm në fytyrën time..S’ka dritë që ta…

Mustafa Bilal Karaosmanoglu-A dashurohet pa frikë?

(Përktheu nga gjuha turke: Fatijona Bajraj)A dashurohet pa frikë?I fshehur pas roletave të mbyllurame frikë të kam dashur gjithmonëUnë çdo here jam firkësuar të humbasedhe nëse në dukje aryse për tu frikësuar s’kam pasNdërsa edhe…