0 Comments

Atë ditë lëshomi flokët lirshëm
Sytë mbyllmi kadal’
E buzët leji qysh i lashë tuj kesh
Si n’ditën kur t’dola përballë


Dur’ e kamë drejtoji
Sa gjaku s’m’u ka ngri
Me puthjen n’ballë të nxehtë
Lidhe çarçafin gjithë bardhësi

Mbaje dritën dhez’
Deri sa m’nxjerrin nga dhoma
Thuje nji fjalë
Sa jam aty akoma

Mos e le dheun të ma hedhësh n’terr
N’dritën që ma fale n’ditë dheun ma hedh’
Kur të rrëzohen shpresat dhe t’mos jesh i mpirë
Merre t’bukurën andërr e ruje mirë e mirë


Se n’këto ditë t’numrume
Shumë pak që gëzuam
N’botën e përjetësisë
Të pres për të jetuar

Related Posts

METIN IZETI-NJË CIGARE TRISHTIMI

Më duhej ta kaloja këtë vetëm, pa askënd.Ishte një ndjenjë e qetë befasie që nuk ishte diçka e sigurt.Dhe ai rëndim i paqartë, rrënjët e të cilit nuk mund të kuptohen,as thellësia as drejtimi, një…

NORA LOKAJ-PARADOKS

Hija jeme mbytë në nji fotografi pa ngjyragërryen kujtimet, andrrat e zhuritunae tisi i bardhë i flokut rrudhat e ballit i mbulonpor jo vetminë që konak n’shpirt i banNë nji fotografi pa ngjyrashoh nënshtrimin syqorr…