0 Comments

Përshëndetje dora dorës

Me dorë të lugës e jo të orës

Me dorë të djathë e me dorë në zemër

Këqyre në sy e thirre në emër

Përshëndetje dorën plot

Me buzëqeshje, syrin lot

Zemrat kështu bahen për veti

Kështu shtohet muhabeti

Përshëndetje ngryk për qafe

Shtrëngo dorën ndërro ca llafe

Dorën i pari mos e lësho

Prit bashkëbiseduesin ta largo

Përshëndetje me t’u ngjatë jeta

Mirë se erdhe e mirë se të gjeta

Kështu kishte traditë shqiptari

Amanet na ka lanë i pari

Përshëndetja që shton dashninë

Shton imanin në Xhennet të shtin

Përshëndetja jonë hyjnore

Profetike dhe engjëllore

Përshëndetja me selam

E plotëson peshoren tamam

Në çdo kohë e në çdo vend

Gjithëpërfshirëse për çdo kënd

14 dhjetor 2025

Luzern

Related Posts

Hallaxhi Mansur-Ajkë ashku

Xhehenemi nuk asht vendi ku djegni, por asht vendi ku kërkush nuk e ninë që djegni. *** Guha që flet asht shkatërrimi i zemrës që heshtë. *** Litari i ekzekutimit asht miraxhi i ashikut. ***…

ADELINA PALI-GAJZERË PUTHJESH

I lëshoja pa mend puthjet,Ato puthje që malli i ndezi prush.Përhapeshin ngado si petale lulesh,Nëpër shtat e në të nxehtat buzë…Me shpirt më bëje të dridhem,Lëkurën e zjarrtë ta djeg dhe më shumë.Të shkundja mbi…

Vetëvrasje – Orhan Veli Kanik

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Do të vdes pa më dëgjuar askushdo të më gjendet një copë gjak në skaj të buzësata që nuk më njohin duhet të thonë “sigurisht që paska dashur dikë”ndërsa ata…