0 Comments

Xhehenemi nuk asht vendi ku djegni,

por asht vendi ku kërkush nuk e ninë që djegni.

***

Guha që flet asht shkatërrimi i zemrës që heshtë.

***

Litari i ekzekutimit asht miraxhi i ashikut.

***

Ata që m’gurzojnë nuk më njohin.

***

Ai që për ashk kryet flijon bashkohet me nurin e Hakkut.

***

Për me besu se te Ai ke m’u kthy, duhet me pranu që je te Ai.

***

Në ashk nëse falen dy rekate namaz,

janë sahih veç nëse abdesi asht marrë me gjak.

***

O Allahu jem, njerëzit t’dojnë si shkak i nimeteve që u jep,

ndërsa unë t’du si shkak i belave e mërzive që m’jep.

Nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Related Posts

Namik Kemal-Ringjallja

Dy zemra të dashuruara, të ngrohta dhe të gëzuara si të ishin përqafuar me njëra-tjetrën folën për çdo ndjenjë që kishin, për bukurinë e tokës, begatinë e pranverës, kënaqësinë e udhëtimit, shijen e vetmisë për…

Hafiz Shirazi-Ajkë ashku

Nata asht e errtë Dallgtë t'tmerrojnë Turbina asht e frikshme Çka e kuptojnë hallin tonë, ata që n'breg janë *** S’ka asnji udhë që fund nuk ka. *** E kem qitë kryet n’pragun e t’dashtunës,…