0 Comments

Nxehtësia asht prej zjermit jo prej saçit

Qerameti asht prej kresë jo prej taxhit

Çka do që lypë lype n’vete

Jo në Kuds, Haxh e Mekke

***

Mos e the zemrën e kërkujt

Mos dil prej fjalës t’erenlerve t’vërtetë

Nëse je insan mos u tutë se nuk vdes

Ashikun ujku nuk e ha nuk asht larg

***

Forcën përdore te zullumqarët, jo te t’pafajshmit.

***

Nuk ka perde n’mes t’zemrës dhe Allahut.

***

Venin ku rrinë bane paq, kafshatën që e ha bane hak.

***

Makami i parë i hakikatit asht me ditë që kemi me u ba dhe.

***

Hërrken e edebit mos e deshni deri sa të vdisni.

***

Mos e shih veten t’madh, bari që sot t’binë ner kambë nesër t’binë mbi varr.

***

Nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Related Posts

POEZI NGA: LEOTRIM VLADI

EKLIPS Pse fytyra jote s’bën më dritë si dikur Andej nga është drejtuar shikimi yt Ka filluar të shfaqet një hije Dikush po e mbulon pamjen tënde Ndoshta po qëndron përballë pasqyrës Çfarë shikon? Duket…

Amir Veliu-Ata që harrojnë dritën

Të drejtohem ty, që sytë ke mbyllur, Që dritën me terr ke zëvendësuar, Që gjuhën ke mprehur për fjalë të thyera, Por, hesht kur vetë e vërteta, rri e shkruar. A thua vallë, mendja jote…