0 Comments

Ti je rrokja ma e bukur e fjalës lumni

Ti je vetë manaja e fjalës madhështi

Ti je burim i rrjedhës t’dashnisë

Dashni që m’bahet shtrat lumi drejt Hyjnisë

Ti fener i udhës tem t’mundimit

Ti qiri uzdaje i pashkymun shpëtimi

Ti huzuri i shpirtit makam pushimi

Qyp i mjaltês t’mallëngjimit

Ti drandofille që stinët s’të strehojnë

Ti degë rahmeti ku bilbilat kn’ojnë

Ti fushë beteje ashku ku ndjenjat garojnë

Maja e përsosmënisë që alimat synojnë

Ti vargu ma i bukur i çdo poezie

Ti kryevepra e çdo letërsie

Ti legjenda e gjallë e çdo historie

Je pupzë e bekueme n’kit udhë dashnie

Ti nur i hanës që n’mes t’mujit del

Ti freski e ujit që prej bjeshkës rrjedhë

Ti ashk që s’kputesh sa do që largësia t’tjerrë

Kisha dashtë me m’varrosë aty ku kamba jote shkelë

Ti texheljati ma i bukur i Hakkut

Ti manaja ma e thellë e ashkut

Ti aroma e kandshme e zambakut

Edhe 40 jetë me i pas kurrë s’muj me t’dal hakut

N’huzur tan gjithçka ka shije

N’mungesë tane as pisha nuk jep hije

Për gjynyl t’Vahides je ma e shejta hedije

Vula e divanit t’kësaj dashnie

Related Posts

HYRA ZARIQI-NËNAT SHQIPTARE

Të forta dhe krenare Mbi të gjitha bujare, Këto janë nënat shqiptare. Madhështore janë këto nëna Sa si zë as hëna. Të bijtë ju sakrifikuan E nënat gjithmonë i kujtuan Asnjëherë s’i harruan. Tani jetojnë…

FATIJONA BAJRAJ-TYM MALLI

Vargjet n’mes m’i ke këputë Lapsin ma le në vaj pa shkrim Ylberi pa ne ma s’do dal As cigarja s’do t’jep ngushëllim Kot ki me ndezë ti cigaren Edhe çakmakun e ki t’zemruem Njajtë…