0 Comments

Prapë unë me ty

Erdha t’takoj

Se koha më dërgoi atje

me m’tregu që s’ka të tillë diku tjetër

Si ty e mu’

Prapë ne u bashkuem

Si me askënd tjetër

Erdha me tregu që aty në vendin e quajtur jetë

ikën t’gjithë nji nga nji u shkrepën

E ne prapë…

prapë na lanë vetëm

E di që mu dhe ty

Nuk mundet me na kuptu askush

Sado që mundohen

Të na ruejnë, prapë na gjuejnë pa vetëdije

Tuj tentu me na ndërru e gjykojnë pa shije

Prapë u ktheva te ti

E vetëm nji fat e kam

që ti, më pret gjithë aty

Pa më thanë asgja t’keqe

m’ban me kuptu gjithçka vetëm duke t’pa n’sy.

Prapë unë tek ti

Në çdo kthim që kam ba

Nuk jam lëndu e as pishman si kam ra

Ika tuj t’harru e me harresë t’kam lëndu

Më fal vetja jem

Se jeta…, ah, jeta!

Po na gjuen në qiell e po na përplasë përtoke

Për me tregu që askush nuk të vjen në krah ma shumë se vetja jote.

Na prapë këtu jemi taku

Në vendin e njejtë pa harru

Me leje dy fjalë po due me t’i diftu

Se e gjithë kjo që na ndan me kohë

ndodhi që ma fort me na bashku.

Related Posts

ROZAFA SHPUZA-KAJHERË

Kajherë rrugtimin e nisi nga fundi, aty te stacioni skajnor, ku thithi n’harrim nji cingare. Kajherë lidhëset e këpucëve i baj ny prejse fjongot më kujtojnë dhuratat kallpe… Kajherë i la shinat me m’ba qullë…

METIN IZETI-TI NUK IKE…

Ti nuk ishe një kalimtar apo dikë që e kam takuar rastësisht diku... Zoti deshti të solli tek unë, më solli tek ti... Ti u bëre qarkullimi im i gjakut, mendimi i parë dhe i…

Mihriban – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Zemra ime e çmendur ishte lidhur për flokët e tua tëverdhaNuk po zgjidhet, MihribanMos e pandeh vdekjen më të lehtë sesa ndarjenPa e përjetuar nuk parandjehet Mihriban Kur përmendet e…