0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Zemra ime e çmendur ishte lidhur për flokët e tua të
verdha
Nuk po zgjidhet, Mihriban
Mos e pandeh vdekjen më të lehtë sesa ndarjen
Pa e përjetuar nuk parandjehet Mihriban


Kur përmendet e dashura, lapsi nga dora më bie
Sytë nuk shohin e mendja habitet
Flaka që është duke u dridhur në llambë mërdhihet
Dashuria nuk u shkruaka në letër, Mihriban


Së pari naze, e më pas fjalë e hile
I dashuruari të dashuren e bën që të përflitet
Edhe po të ndërrojnë shekujt e vitet
Tradita e vjetër nuk u prishka, Mihriban


Nëpër mjek s’ka ilaç për plagën time
Kur përmendet dashuria, përtej mos kërko
Çdo gjë ka një përfundim, ama
Dashurisë nuk po i vihet kufiri, Mihriban


Kot nuk është lidhur bylbyli me trëndafilin
Borën po ta vësh në thëngjillin e dashurisë bëhet hi
U habita me qëndrueshmërinë e fatit tim të zi
Edhe pse godas gurin, nuk shtypet, Mihriban


Në përshkrim, kuptimi i dashurisë s’është duke u
strehuar
Këtë vuajtje e mërzi e di vetëm kush e ka provuar
Është e tëra një nyje e pazgjidhshme
Nuk munda ta zgjidh, nuk zgjidhet dot, Mihriban

Related Posts

AMIR VELIU-PËRTEJ HIJEVE

Dikur ishit dy, pastaj tre, Si gurë që rrjedhin në lumë, Si fjalë që nuk ndahen... Por tani nuk jeni asgjë, Pos hije që s’mund të flasin. Betoheshit për vëllazëri, Me libra dhe ëndrra që…

KËTU DHE TANI-FATMIR MUJA

Kur e do dikë, i do të gjitha gjërat që kanë lidhje me të E dashur bëhet sofra ku i dashuri ushqehet E dashur bëhet fjala me të cilën rrëfehet I dashur bëhet emri me…

Ahmet Hamdi Tanpënar-Unë dhe ti

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Si një udhëtar në labirint në vetminë time po tretem Si një erë bredhëse gjithnjë pas pasurive po përhapem I pa frikë, mu si harabeli nga një ditë në tjetrën po…