0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Unë, erë e furishme e maleve me borë
Unë, stoiku i rrugëve me pluhur
Unë, lumë i shteruar i dashurisë
Unë, rojtar i tokës, guri i varrit


Unë, plagë që vazhdimisht gjakosë
Unë, çoban që kopenë e mendimeve humbur ka
Unë, i rënë pas imagjinatës këmbëzbathur
Unë, ushqim fakiri në vende mërgimi


Unë, një anije e kalbur në detin e dashurisë
Unë, pika e shiut në gjurmët e dostit
Unë, u dogja e shkrumb u bëra në thëngjillin e dashurisë
Unë, bashkudhëtar i brengës së dashurisë së zezë


Unë, më i madhi armik i buzëqeshjes së kotë
Unë, i rënë pas një ëndrre që të mbarojë nuk di
Unë, që nga vjet qaj për të vdekurin e tashëm
Unë, luftëtari i parë i ndjenjës ku unë mungoj


Unë, i çmenduri që zemra mendjen s’ia dëgjon
Unë, i çmenduri i pangopur me pak mendime
Unë, i çmenduri që veten asgjë numëron
Më lini mua nga unë të largohem

Related Posts

Fëllënza Kryeziu-Pëshpëritje shpirti

talkin to the moon ama ti s’je ktuTuj fol me hanën, se vetja asht tuj më mungume këto dhimtë ma jam mësu..S’ka lidhje sa shumë dugjithë kanë me m’lënduKërkush s’asht tuj kuptupër ata s’po lodhem…

Mejhane ashku – Fatijona Bajraj

N'kit mejhane ashkuMej dertet m'bahen Kadeh dehje heshtjaMeze lot që n'faqe m'thahen Vargjeve t'derdhuna n'fletëNgjyra iu asht zbehErë shkrum malli lëshojnëN'mungesë t'ftofta dhé Frymën e përmallimit s'mun e majNeji jem m'vajton dertliN'ven t'ofshamës qe prej…