0 Comments

Kët pranverë

askush s’i pa tue lotue hardhitë…

Degët shtriqën shtatin e u lidhën ny ndërvedi

kësisoj sythet buluen kryenelte si thitha lehonash.

Micave s’iu ba vonë se gërshana e krasitjes

mbet varë në gozhdën e ndryshkun

porse vazhduen aktin pagan

tue klithë mnershëm maje murit t’oborrit,

krejt n’harmoni me ekstazës pranverore.

Tasi zinkut ku gjyshja mblidhte lotët e hardhive

mbeti bosh

e tash vetmon si nji suvenir

që dikush e nis pa pusull urimi.

Kët pranverë

askush s’i pa tue lotue hardhitë…

veçse n’epilogun e pritmënisë

shpija e vjetër duartrokiti grrilat brinjëthyem

dhe u kot prore n’boshllekun e vet.

Related Posts

Ditët e ashkut-Fatijona Bajraj

Tretem n’kujtimet e zamanit t’vjetër M’vret shpirtin malli i tyne sikur therra Ato ditë t’bukura ashku Që ia mbathen njajtë si era E tash n’shpellen e zemrës teme jam mbyllë I kundroj veç gurët e…

Tregimi i çallmës

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Njëri nga udhëtarët e udhës së Hakut kishte vendosur sipër kokës një çallmë të madhe. Kudo që shkonte nuk i mungonte çallma…