0 Comments

Vjen nji zaman javash javash

Që çdo gja mbi dhé ndrron

As natyra ma s’asht e njejtë

As syni i përgjumun ma s’loton

Vjen nji zaman i nji devri t’rand

Gjethet e rana degës s’i kthehen

S’paska melhem n’dynja

Me i ngjit copat zemrës kur i thehen

Vjen nji zaman i thatë që

Edhe buztë mësohen pa ujë

Venitna dhe unë thatësinës ama

Coll me mallin m’u mësu s’muj

Vijka nji zaman i tillë hafëz që

Mallmllefi t’bajka me dalë tej mendjes

Kur dynjaja t’bajka mexhbur

Me e fshi prej faqës t’dheut t’zemrës

E vijka edhe nji zaman

Që udha me dhimtë t’difojka

Që krejt çka mbetet n’ty kenka Ai

Vahide, ashkut përtej s’u kalojka

Related Posts

Flutura në lavër – “Edhe kjo kalon”

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Një ditë, një burrë duke shëtitur në pyll e pa një flutur duke u përpjekur të dilte nga lavra. Me orë të tëra e shikoi fluturën që mundohej të dilte…

Drejt dostit – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Çdo rrugë që më zgjatet në brendiDrejt dostit më shpieDuke nuhatur erën e manushaqes, zambakut,Trëndafilit, shkoj drejt dostit Koha nga hidhërimi lodhetMëngjesi me mbrëmjen bashkohetGjaku im i vakët pika-pikaRrjedh drejt…

E dashtuna jem-Ferdane F. Sahiti

E drejtoi dashninë tek ti Ti që mban kunorën e vërtetë të dashnisë E dashtuna e zemrës tem Sa herë të përqafoj ty Ma shndrit me nur krahnorin tem E dashtuna jem Si qëndresë e…