0 Comments

Nëse lyp ditë e natë e nuk munesh me gjet,

nuk ka hup ajo që ti je tuj e lyp po n’mrensinë tane ka mangësi.

***

Kur n’dhimtë t’zhytesh ti në tanësi

Ki me dalë prej saj si tjetër njeri

Munet m’u mësu alkimia e arit

Ajo e Platonit nga luspa e vosë

E kur tanë trupi të bahet zemër vetë

Kjo asht alkimi e njerëzve sahi.

***

O njeri, kur po e do dikan po din’ me ju ba ballë t’tana zahmeteve drejt saj a tij.

Atëherë, përballoj edhe ato çka prej Hakkut t’vijnë.

***

A munet njeriu pa dashtuni me pas pamje njeri, pos të magarit

Konsideroje magar kush nuk asht ashik, madje edhe shkue magarit

***

A munet njeriu pa dashtuni me pas pamje njeri, pos të magarit

Konsideroje magar kush nuk asht ashik, madje edhe shkue magarit

***

Tash e mbas çka do që t’tham njehe që nuk ta kam thanë.

Perla gjindet n’fund t’detit edhe nuk asht e shpueme.

***

Kush asht ai që ka mbetë i vetmuem e i veçuem si unë,

t’cilit i janë tha buzët me mall për nji pikë uji edhe pse asht zhytë n’fund t’detit?

***

Pa dyshim që sekretin e bylbylit e di veç drandofillja.

***

Ilaç për dertin e zemrës tem asht ashku yt.

***

Ashku n’cilën do zemër që bjen e ndriçon ata.

***

Nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Related Posts

Mos e dëmto – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Ulu në hije, por gjethet nga tiMos të dëmtohenPastrohu e në varr hynToka nga ti mos të dëmtohet Rrugët janë të gjata e të largëtaShkurtohen kur vjen dashuriaShtrihu e kurban…

Xhemal Safi-Dua të më duash

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Sa do e vështirë që është të takohemiNga ti dua vetëm të më duash Edhe nëse është krim vetëm pesë minuta vetëm po të rrimë Nga ti dua vetëm të më…

Përgjërim – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj O Zot, këtij malli zemra s’mund t’i bëj ballëKoha është e shkurtër, unë i lodhur, rruga e gjatëNë çdo hap kam një pengesë, s’më lë të lirëKoha është e shkurtër,…