0 Comments

Namazi e agjënimi bahen kaza,

po koha e jetës tem që m’kalon pa Ty, kaza s’ka.

***

“Për mos me pre gishtin e tij (myftiu) ikë nga drejtësia e Hakkut

Ndërsa unë Nesimi si ashik që jam as nuk po lotoj ani pse po më rrjepin lëkurën”

***

N’mu strehohen dy xhihana,

unë n’këtë xhihan s’muj strehona.

***

Zemrën e kam defter, guhën kalem e shkruej

Që kur kam ni urdhnin e hakikatit

E humba Lejlën në gurbet bredhë

Që kur kam fjetë n’udhën e ashkut

***

Kaderi e ngjyrosë cilin njeri do me cilën ngjyrë që do.

***

A ka shembull ma t’mirë se vdekja e varri?

***

Ashiku që nuk e ka vuejt mundimin e dashtunisë,

nuk e di kijmetin e bashkimit.

***

Nesimin e kanë dvetë

Me jarin, a je mirë
Ha jam mirë, ha nuk jam

Ai jar asht i jem, kujna po ia ninë

***

Besimtarët kanë thanë haram

Për sharab t’këtij ashku

Unë e mushi, unë e pi

Gjynahu i jem asht kujna po ia ninë

***

Kajherë shkoj n’medrese

Mësoj për hak

Kajherë shkoj n’mejhane

E pi për ashk

***

Lules t’drandofilles që mrena therrës binë

S’i jam mirënjohës

Arabisht, persisht nuk di

Gjuhës s’i jam mirënjohës

E njeku veç Siratul Mystekimin

Udhës që shejtani enet

S’i jam mirënjohës

Kam ra në nji dert t’çuditshëm

Tanë janë tuj shku mbas përfitimit t’vet

Sot e gjaj e sot e ha
Hakku asht kerim për nesër

Asnji troh lakmie s’e kam

Për mallin e kësaj dynjaje

Rriskun Hydaji ma jep

Robit s’i jam mirënjohës

O Nesim, xhan Nesim

Musafir (n’dynja) që shumë nuk lypë

Tuj e pas shefatqar Muhammedin

E tanë rriskun Ai Settar tuj ta dhanë

Sundimtarëve, prijësve t’dyjnasë

S’u jam mirënjohës

Nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Related Posts

Metin IZETI-FJALA SI GJENDJE NË LETËRSINË SUFIKE

 Ligjërimi sufik shpeshherë i ngatërron njerëzit e ditur, sepse nuk është në përputhje me kanunet strikte të njohurive racionale. Njohja sufike mësohet përmes ndërveprimit të shpirtit të  mësuesit dhe nxënësit dhe është një proces transmetimi,…

Ndjenjë pa zë-Ilir Çerkini

Ujëvarat e dashurisë Do të dua edhe sikur të mos mundem, edhe sikur Ujëvarat e Niagarës do të thahen pa ujë, edhe sikur ora dhe zemra do të numërojnë sekondat e fundit të jetës. Do…

Vetëvrasje – Orhan Veli Kanik

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Do të vdes pa më dëgjuar askushdo të më gjendet një copë gjak në skaj të buzësata që nuk më njohin duhet të thonë “sigurisht që paska dashur dikë”ndërsa ata…