0 Comments

Bjeshkës i bjen, e ban hi

Zemrës i bjen, e ban udhë

Sulltanave u bjen, i ban robër

Thelb urtësie asht dashtunia

***

Mos e the zemrën e dostit,

Se s’ka ustah për me e riparu

Mos e thajë lulen e shpirtit

Se s’ka ibrik me e ujit..

***

Ma i madhi gabim në jetë asht

me e menu vedin t’pagabueshëm

***

Kërkush nuk e di kur ka me kanë ndamja e fundit,

për ata çdo herë ndanu bukur prej t’dashtunve t’juj…

***

Me fol s’asht punë e gojës, po marifet zemre.

***

Kur ashku vjen, tana t’mangëtat bahen tamam..

***

Dynjaja asht nji dritore

Çdo i ardhun këqyri e shkoi..

***

Me t’pa Ty me Ty, me t’pa Ty Zoti jem…

***

Fjalitë janë t’drejta nëse ti je i drejtë,

S’munesh me gjet drejtësi nëse ti je i shtrembër.

***

Dervishllëku n’taxh e n’hërrka t’kish pas mbetë,

Edhe na i kishim marrë nga tridhjetë a katërdhjetë.

***

Edebi jem s’i mjafton t’pa edukumit.

Heshtja asht përgjigja ma e mirë për ata që e ka hupun edebin…

***

Mos i thuej krejt çka i di, por dijë krejt çka i thu.

T’dashtunojna, t’dashtunohemi, dynjaja kërkujt s’ka me i mbetë.

***

Fjala ta pret kryet, fjala ta ndalë luftën.

***

Malli i tepërt nuk bahet pa haram, fjalët e tepërta nuk bahen pa rrenë.

Nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Related Posts

Fotografi – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Ti vajzë e bukur që të shikoj në fotografiTë kam harruar, të kam harruar, të kam harruar ty…Le të mbetet e vetme në një album të vjetërTë kam harruar, të…

Makamev tua-Fatijona Bajraj

Makamev tua m'gjuejti udha Prej lodhje t'jetës frymë me marrë Lodhjen sall ma shtojka mungesa Kur ti s'je këtu tuj kanë i gjallë N'venin tan u ula me mall Për me marr nji troh frymë…

Elmedina Tahiri-Në heshtjen time

Mesazhi im për ju që po lexoni këtë libër është: Jeta është një udhëtim plot me të papritura dhe sfida. Por asnjëherë nuk duam të harrojmë se në çdo mundësi, në çdo vështirësi, ndodhet një…