0 Comments

(Përktheu Qerim Ondozi)

Ëndrra përshkon kohën
lundron si anije me vela
Askush s’i çel dot farat
në thelbin e ëndrrës
Ah, seç këndon agu, seç këndon!
Ç’grumbuj akujsh të kaltër zgjon!
Koha përshkon ëndrrën
e zhytur deri në flokë.
E djeshma dhe e nesërmja i hanë
lulet e errëta të dyluftimit
Ah, seç këndon nata, seç këndon!
Ç’tufë anomenash zgjon!
Mbi të njëjtën shtyllë,
të përqafuar ëndrra dhe koha,
përshkon vajin e fëmijës,
gjuha e thyer e plakut.
Ah, seç këndon agu, seç këndon!
Ç’tufë anomenash zgjon!
E nëse nata ngre mure
në lëndinën e kohës,
koha e shtyn të besojë
se në atë çast po lind
Ah, seç këndon agu, seç këndon!
Ç’grumbuj akujsh të kaltër zgjon!

Related Posts

H.K

Indet tona rrokullisur prej malitnë hone të thellaku mendimet në kredhjen e tyre kotensi një kothere buke ngelur në tavolinëdhe ku etika e Florës dhe e Faunësi përvidhet kinse errësirës që na ka pushtuar Qerthull…

ARTJOLA KRASNIQI-MORINADITË ME DIELL

Po prapë binte shiIsha ulur nën një çatiNdalem e mendoj, me veten flasPo ku na mbet ky njerëzillakJeta më ka sfidueShumë për njerëz jam mundueDiell me shi është ngatërruarSikur njerëzit që janë hutuarMale e bjeshka…