0 Comments

(Përktheu nga anglishtja: ELVI SIDHERI)

E pata fshehur dashurinë nga droja e humbjes.
E humba dashurinë, ngaqë e kisha fshehur.
Isha strehur në gjirin e dikujt, nga frika.
Qeshë lebetitur aq shumë, saqë duart nuk i pata ndier më aspak.
I kam dëbuar njerëzit më të dashur nga jeta ime, pastaj jam penduar për gjithçka.
Pata kaluar plot net mes lotësh, gjersa përgjumesha.
Dikur dremitesha aq e lumtur, saqë sytë nuk i mbyllja dot.
I besoja dashurisë së përkryer, derisa zbulova se nuk ekziston askund.
Pata dashuruar dikë që më kish zhgënjyer, gjithashtu pata zhgënjyer dikë që më dashuroi mirëfilli…
Kam gënjyer, për t’u penduar menjëherë.
Kisha thënë edhe të vërtetën, e sërish do të pendohesha rrjedhimisht.
Isha shtirur sikur nuk kishin rëndësi ata njerëz që i pata dashur përzemërsisht, për t’u ngashëryer në heshtje më tutje.
Pata buzëqeshur, duke qarë me lot trishtimi, por qava edhe me lot të hareshëm gajasje.
U pata besuar njerëzve të padenjë, reshta së besuari në shumëkënd të dobishëm.
Pata thyer gota, pjata, vazo, nga tërbimi.
Isha djegur nga malli për dikë, asnjëherë nuk ia pata treguar sidoqoftë. Gërthita kur duhej të heshtja, e mbylla gojën, kur nevojitej të ulërisja.

Related Posts

SAMET VATA-MIKU I ZOTIT, I ZEMRËS…

Ve Kuunuu Rabbanijune (Kuran)E pyetën një të urtë: A shihet drita?U përgjigj: Drita nuk shihet, por me dritë shihen gjërat. Biseda në lidhje me miqtë e Zotit nuk është punë e kollajtë. Është e vërtetë…

ALBIN MEHMETI-KONCEPTET ESTETIKE TË PLATONIT

Platoni, ashtu si edhe filozofët tjerë të antikës greke shqyrtoiproblematika të shumta shoqërore duke filluar nga ato më të thjeshtat deri tekato më komplekse si ajo për (mos)ekzistencën e Zotit dhe problematika tjerametafizike, tema të…

YMRIJE BEQIRI – KUJTIMET

zhvesha kujtimet me këmishën e bukurPër festë vetë e zgjodhaI përqafova kujtimet një nga njëMalli e gëzimi më ikën me zhgënjiminKujtimet u zhdukën morën arratinëLutem të mos më kthehen kurrëKënga magjike e shpirtit timFilloi të…