0 Comments

(Përktheu nga portugalishtja: ELVI SIDHERI)

Jam prej argjendi, jam e saktë. Nuk kam asnjë paragjykim kurrsesi.
Gjithçka shoh, e gëlltis menjëherë
Mirëfilli siç është, pa e ngatërruar me dashuri e mospëlqim.
Nuk jam aspak mizore, thjesht e çiltër,
Jam syri i një Zoti imcak, katërkëndësh.
Shumicën e kohës, përsiatem në murin kundruall.
Ka ngjyrë rozë, pikalosh. Aq shumë e kam kundruar
Saqë tashmë e ndiej si pjesë të zemrës sime. Regëtin ai sidoqoftë.
Çehre e mugëtira, na ndajnë gjithmonë.

Tanimë jam shndërruar në liqen.
Një grua përkulet mbi mua,
Duke më kundruar thelbësisht, teksa gjen vetveten mirëfilli në mua.
Pastaj kthehet befas nga qirinjtë dhe hëna gënjeshtare.
Ia shoh asaj shpinën, duke ia falur besnikërisht pasqyrimin.
Ajo më shpërblen sakaq me lot dhe duart lozonjare.
Paskam rëndësi për të. Ajo ikën e vjen.
Çdo mëngjes fytyra e saj e zëvendëson terrin.
Në qenien time ajo ka mbytur një vajzë rioshe, dhe përditë
Në qenien time, një grua në moshë, lartësohet drejt saj
Si një peshk lebetitës.

Related Posts

PRANVERA QERIMI-MJEGULL

Mjegulltymi e zjarriNa kish rrethuArmët në dorë i kishim marrE armikut vendosëm me i ba ballëFëmija pyeste: nënë ç’është ky tym i zi?Duro çupa ime se po vjen era Liri.Nënë ç’janë këta topa që po…

METIN IZETI-NJË CIGARE TRISHTIMI

Më duhej ta kaloja këtë vetëm, pa askënd.Ishte një ndjenjë e qetë befasie që nuk ishte diçka e sigurt.Dhe ai rëndim i paqartë, rrënjët e të cilit nuk mund të kuptohen,as thellësia as drejtimi, një…