0 Comments

Jam vajzë e lumtur
Jam vajzë e pikëlluar
Nëse don ta dish,
Jam gjithçka mes këtyre dyjave.
Jam lule e çelur
Në prag të dimrit
Vrapoj me erërat
Dhe shpesh me to fluturoj.
Kur sjellin shi
Qaj me ditë të tëra
Thuase toka ime nuk ka parë asnjëherë diell.
Jam Univers i tërë
Në miniaturë
Nëse më pyet pse jam kaq shumë gjëra
Është për shkak të Zotit Bujar që më dha dritë
Është për shkak të asaj peshe
Të cilën paska qenë e shkruar ta bart!

Related Posts

Udha e lotëve-Ferdane F. Sahiti

Keshi dhe kjaj me veten tem Çudi! Ai që t'ban me ndje Ai ndjenjat t'i tremb Ditët vijnë e shkojnë tuj na shoqnu N'udhën e lotëve dijnë me udhëtu veç ata që kanë dashunu Pranë…

FATMIR MUJA-UJI I ZEMRËS

Pa ty lotët s’mund t’i mbajE me ty gjithsesi qajNë këtë botë u bëra lotPor në ashk nuk qahet kot Aq sa vend në zemër zurePo aq lot në sy më prurePor çdo lot që…

Vendim Morina-Pika e takimit

E ç’vlerё ka dashuria, nё mungesë tё besimit?E si t’besoj, pas thyerjes së premtimit?Tё kërkoj falje, sa i përket gabimit!Nёse do më takosh,çdo ditё jam te pika e takimit. Te vendi ynë, ka persona tjerë!Ndiej…