0 Comments

Të kam vjedhur të gjitha
pikat e vesës,
mëngjeseve kur dielli zgjohet,
lindur me flatra zogu…
Të kam vjedhur të gjitha puthjet e gjetheve
gjersa përqafojnë tokën,
n’lagështi nate…
Po.
Të kam vjedhur, vjeshtë,
përplasjen e erës, valë,
shtrënguar n’gjoks tik- takesh,
kristal shpirti…
Të kam vjedhur, vjeshtë,
sytë që pushojnë
stinës kur lind poezia për ty…
frymën nxjerrur poreve të jetës,
n’mishërim adhurimi…
Jam hajdutja jote, vjeshtë!
Çdo ditë do të të vjedh pak nga qetësia
që më mbjellë n’kopshtin tënd.

Related Posts

Namik Kemal-Ringjallja

Dy zemra të dashuruara, të ngrohta dhe të gëzuara si të ishin përqafuar me njëra-tjetrën folën për çdo ndjenjë që kishin, për bukurinë e tokës, begatinë e pranverës, kënaqësinë e udhëtimit, shijen e vetmisë për…

HYRA ZARIQI-NËNAT SHQIPTARE

Të forta dhe krenare Mbi të gjitha bujare, Këto janë nënat shqiptare. Madhështore janë këto nëna Sa si zë as hëna. Të bijtë ju sakrifikuan E nënat gjithmonë i kujtuan Asnjëherë s’i harruan. Tani jetojnë…

METIN IZETI-DERA ME SAFIR

E ledhatoj kuptimin me dorën e plotë Nga afërsia e Bukurisë, sytë janë me lot Si një zog i frikësuar i strukur në mendime Jam duke kënduar mbi librat e vjetër në rafte. Jam duke…