0 Comments

Vargjet n’mes m’i ke këputë

Lapsin ma le në vaj pa shkrim

Ylberi pa ne ma s’do dal

As cigarja s’do t’jep ngushëllim

Kot ki me ndezë ti cigaren

Edhe çakmakun e ki t’zemruem

Njajtë si zemrën e ashikës

Që e le përjetë me vuejt’

Tash sa tymi ka me dëshmu

Për mallin që zemra ninë

Dhe pikat e shiut që sheh n’xham

Kanë me shtu çdo ditë dashninë

Kot cigaren ke me djeg

Për me hjek shkrumin e xhanit

As tymi i saj s’të kryen punë

Kur Vahidja t’i mungon xhihanit

Related Posts

METIN IZETI: POEZIA MBI TË VËRTETËN

Filozofia e artit, në masë të amdhe, është e mendimit se prapavija ontologjike dhe fenomenologjiko-historike e çdo arti është e përqendruar te “feja” dhe “bota shpirtërore”. Artisti është një qenie që ka lindur dhe vepron…

Hafiz Shirazi-Ajkë ashku

Nata asht e errtë Dallgtë t'tmerrojnë Turbina asht e frikshme Çka e kuptojnë hallin tonë, ata që n'breg janë *** S’ka asnji udhë që fund nuk ka. *** E kem qitë kryet n’pragun e t’dashtunës,…