0 Comments

Pasha tetë halet e asaj

Që kurrgja n’dynja s’i përngjanë

Malli digjka përtej zjarri, hafëz

Për kot nuk kanë thanë

N’mes t’natës t’arbainit

E plotë mbi lken ra

Dynjasë e syve t’tij

Tjetër nur u dha

Malet e ftohta rreth nesh

S’më dhanë udhë me kalu

Përtej kafazit t’gjoksit t’ashkut

N’tjetër makam s’kam pushu

Dynjasë ju shu drita si qiririt

Sall kur menja m’qiti n’disfatë

Tuj menu mospraninë e tij

Zemra e përmallueme mbeti e thatë

Uji i l’kenit t’pritjeve ka ngri

Dhe hana poshtë ka zbritë

Qysh kur tingujt e frymave

U përzien atë ditë

Tash bashkë me zemrën tem, hafëz

Prej mallëngjimit edhe hana kjanë

Dhe ndriçon tokës për mu

Mbas tuj lanë havanë

Related Posts

FERDANE F. SAHITI-FORCA E GRUAS

Grua ti je e shenjtë si drita që lind n’zemra, Ti ecën në errësirë, pa frikë, pa turbullira. Kur nata të mbulon, dhe mjegullat i fsheh, Prapë je aty ti dashuri, që akund tjetër nuk…

“Ndjenjë pa zë-Ilir Çerkini”

Ujëvarat e dashurisë Do të dua edhe sikur të mos mundem, edhe sikur Ujëvarat e Niagarës do të thahen pa ujë, edhe sikur ora dhe zemra do të numërojnë sekondat e fundit të jetës. Do…

Majlinda Deda-Shkruan Zonja M. / 17

17. Buqetë me lule kisha ndërtu, Palosja petalet n’secilin mendim, Ktheja sytë ta gjeja lulen ma t’bukur, N’secilën lule këputja nji mendim! Tinëzisht mes tyne shkronjën ta shënova, Vendosa mbi kokë nga fyti ta heq…