0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Njëherë në një kohë jetonin dy motra të zgjuara. Njohuritë dhe dija që merrnin në shkollë dhe në rrethin e tyre ishin të pamjaftueshme për to.
Kishin vendosur të shkonin te dijetari më i madh në rajon që të merrnin dije nga ai. Dijetari iu kishte përgjigjur të gjitha pyetjeve që ia kishin parashtruar vajzat.
Kjo zgjoi interesimin e vajzave që të qëndronin më gjatë tek ai. Mirëpo, më vonë ishin mërzitur nga ai pasi çdo pyetje që i parashtronin, dijetarit e dinte.
Njëra tha që t’i bëjmë një pyetje që as ai mos ta di përgjigjjen. Menduan me ditë të tëra. Një ditë, vajza e gëzuar tha që kam gjetur një pyetje që as dijetari nuk di t’i përgjigjet: Do ta marr një flutur në grusht dhe do e pyes se a është e gjallë apo e ngordhur.
Nëse thotë e ngordhur do e le të lirë. Nëse thotë e gjallë do ta shtrëngojë lehtë grushtin në mënyrë që ta mbysë.

Vajza shkon pranë dijetarit e zgjatë grushtin e mbyllur dhe e pyet: Brenda grushtit tim kam një flutur, qëlloja se a është e gjallë apo e ngordhur?
Dijetari duke e shikuar vajzën gjatë në sy, iu përgjigj: Është në dorën tënde, bijë.
Mirë apo keq, bukur apo shëmtuar, e drejtë apo e gabuar, lumturi apo mërzi, është në dorën tënde, mu sikur flutura në grusht.

Related Posts

Vendim Morina-Pika e takimit

E ç’vlerё ka dashuria, nё mungesë tё besimit?E si t’besoj, pas thyerjes së premtimit?Tё kërkoj falje, sa i përket gabimit!Nёse do më takosh,çdo ditё jam te pika e takimit. Te vendi ynë, ka persona tjerë!Ndiej…

Ozdemir Asaf-Lavinia

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Nuk do të të them mos shkoNëse ke ftohtë mere xhaketën timeKëto janë orët më të mira të ditësRri me mua Nuk do të të them mos shkoPërsëri, ti e…