0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Një ditë po bëhej një garë në mes të bretkosave. Qëllimi i garës ishte të hipnin në majën e një kulle. Një grup bretkosash ishin mbledhur për ta shikuar garën.
Gara kishte filluar. Kulla ishte aq e lartë saqë shikuesit nuk besonin se ndonjëra nga garueset do të arrinte të hipte mbi të. Në vend që t’i përkrahnin filluan të bërtasin: Të gjorat, asnjëra nuk do t’ia arrijnë.
Bretkosat që filluan garën ranë pre e pesimizmit dhe duke menduar se nuk do të arrinin të dalin mbi kullë, një nga një u larguan nga gara, përveç një bretkose që me inat ngjitej drejt kullës. Shikuesit vazhdonin të bërtisnin: E gjora, nuk ka për të arritur asnjëherë.
Bretkosa e mbetur në fund, e cila nuk kishte lënë garën kishte treguar durim dhe kishte arritur të ngjitej në maje të kullës. Shikuesit dhe bretkosat e tjera të habitura kishin e pyetën se si e arriti.

Një bretkosë iu afrua dhe e pyeti: Si e arrite këtë?
Bretkosa që ishte ngjitur në kullë nuk kishte dhënë përgjigje. Atë moment ishte kuptuar se ishte e shurdhët.
Bretkosa duke mos dëgjuar fjalët pesimiste të shikuesve dhe duke mos u bërë vetë pesimiste, por vetëm duke menduar të ngjitej në kullë, më në fund ia kishte arritur.

Related Posts

MAJLINDA SHAQIRI-KALIMTHI

Thanë,Zoti e pa me sy atë grua,Shikimi i saj margaritar,Në diamant u shndërrua,Ata than por nuk e pan,Nuk prekën rrugën e gjarprit,As nuk shijuan rrufen e krisur,Peshën e ylberit,Shijen e kripur,Ata thanë por nuk e…

TI, KËNGA IME E PËRJETSHME-METIN IZETI

Ti më shkruan mua në hakikat, ndërsa unë i gjori, shkruaj vargje me mexhaz Ti kroni i vetëm i frymës, une frymëmarrës pa takat, Unë jetoj në strehën Tende i shashtrisur, tundem me përtesë të…