0 Comments

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj

Kur ti flije qytetin kaplonte vetmia
Kur zgjoheshe ndërronte stina në timen fytyrë
Nuk e dije që fshehurazi të doja
Dashuria jote thahej në mua emrin kishe pranverë

Fustanin e valëvisje në sokakun tonë
Sokaku heshtej dhe të ndiqte ty
Nuk e dije që fshehurazi të vëzhgoja
Sytë e mi frikësoheshin nga sytë e tu
E kujtoj emrin kishe pranverë

Pritja jote në stacion ishte një festë në rrugë
Ishte sikur ndarje e pafund shkuarja jote në shkollë
Nuk e dije që çdo mëngjes të përcillja

Zemra imë përgjatë tërë rrugës qante pas teje
E kujtoj emrin kishe pranverë

/Revista-Akademia/

Related Posts

HYRA ZARIQI-NËNAT SHQIPTARE

Të forta dhe krenare Mbi të gjitha bujare, Këto janë nënat shqiptare. Madhështore janë këto nëna Sa si zë as hëna. Të bijtë ju sakrifikuan E nënat gjithmonë i kujtuan Asnjëherë s’i harruan. Tani jetojnë…