0 Comments

N’kërkime t’munimta, hafëz

Që funi me iu ardhë s’dijka

E treta shpirtin tem si gjethen

Që behari prapë s’e bijka

Lypa ujë me shu etjen

Etja n’buzë t’mia bani ven

Lypa trosha n’sofra t’vjetrueme

Troshat e mallit s’u qitkan n’én

Lypa me pa nurin e Shemsit

Qysh rrezon n’fytyrën e tij

Kur vetullat i bijnë pikëlluem

E tanë dynjaja n’hije m’rri

Udhës t’dynjasë gjanë çka lyp

Udhës t’ashkut u gjinka sall malli

Udhët e dynjasë paskan boshllëqe

Unë jam ngarku shku hamalli

Me t’lypun a gjinet Haku

Me t’lypun a shuhet malli

Me t’lypun a ngjallet zemra

Me t’lypun a shkymet zjarmi

N’kërkime t’errëta t’kujtimeve tua

Strukun n’rrënojat e dashnisë

T’ka mbetë hala buzëqeshja

Që n’kasnak t’shpirtit e kam qëndis

Related Posts

Neviana Shehi-Fustani me lule

Sot u vesha me aromën tënde i shtrenjti im apo më mirë me fustanin plot lule që ti ma qepe me sy e ma dhurove në ditëlindjen e mbrëmjes E mbaj mend kur më the…

Nexhip Fazël Kësakyrek-Ai që pret

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Ti, je drenushë e trembur, e ikur nga pylli Unë, një përbindësh pas teje i rënëNëse do botën në ndihmë thirreVetëm ti je në botë, si dhe unë jam Do të…

Thanie të zgjedhuna nga Mesnevia

Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj “Në ven se të lypsh pretekst me u idhnu, lyp arsye për mu dashtunu.“ “Kujdes me kanë rrinë dhe me kanë shoqnohesh, se bylbyli të çon te…