0 Comments

17.

Buqetë me lule kisha ndërtu,

Palosja petalet n’secilin mendim,

Ktheja sytë ta gjeja lulen ma t’bukur,

N’secilën lule këputja nji mendim!

Tinëzisht mes tyne shkronjën ta shënova,

Vendosa mbi kokë nga fyti ta heq shaminë,

Po e mbaj kunorën që ty ta dhurova,

Princ i andrrave t’mia, ku je ti tani?

Nënqeshem me veten kur orën e shikoja,

N’çdo tiktak t’saj dhimbte shpirti jem,

Tjetër moment pa ty çdo ditë e jetoja,

Shpresoja të nesërmen takohemi, unë e ti!

Kunorën nga koka dot s’e largoja,

Jetoja me ty brenda shpirtit tem,

Të t’nxjerr nga brenda të t’përqafoja,

Me lot do t’kjaja këtë dhimtë pa kufi…

Heshtjes së natës, unë i premtova,

Do e pres nji princ, se vjen nji ditë,

Tregomë ti sante, po ta tregoja,

A do ktheheshe nga rruga që ke marrë pa kthim?

Mbështjell kunorën me shaminë që largova,

Ma kishe dhuru ti, ndoshta s’e di,

Takimin e parë dot s’e ndalova,

Vërejta që me ty kisha ra n’dashni!

Betohem, unë tjetër s’mund t’doja,

Se ç’ke ti më tepër s’jap dot shpjegim,

Princ betohem s’them që u mësova,

Mungesa jote sante s’paska çmim!

Related Posts

Vetëvrasje – Orhan Veli Kanik

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Do të vdes pa më dëgjuar askushdo të më gjendet një copë gjak në skaj të buzësata që nuk më njohin duhet të thonë “sigurisht që paska dashur dikë”ndërsa ata…

Xhahit Sëtkë Tarënxhë-Po shkoj

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Si një udhëtar në labirint në vetminë time po tretem Si një erë bredhëse gjithnjë pas pasurive po përhapem I pa frikë, mu si harabeli nga një ditë në tjetrën po…

Gara e bretkosave – “Edhe kjo kalon”

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Një ditë po bëhej një garë në mes të bretkosave. Qëllimi i garës ishte të hipnin në majën e një kulle. Një grup bretkosash ishin mbledhur për ta shikuar garën.Gara…