0 Comments

20.

Trishtimin pena s’po e bartë,

N’shpirtin tem nji luftë ish ba,

S’ish nervozë ajo që mbante,

Mes qindra drynave plagë ish hapë!

M’kish shpu gjoksin nji shpatë tradhtie,

Mijëra thërrime ishin ba,

Dot s’mjaftoja… sikur ta dija,

Ndoshta kaq shumë… nuk t’kisha dashtë!

Se t’fala gjithçka, e kurrë s’e duroje,

Heshtjen tem që mërzia kish ba,

Ti rritje zanin kur unë dorëzohesha,

Gja ma tepër s’kisha të t’dha!

E unë t’deshta… hala t’doja,

I thoja vetes jam ba e marrë,

Nxora shpatën gjakun s’ndaloja,

Nga lot e syve oqean asht ba!

Asht ba vonë e dot s’po treten,

Këto dreq kujtimesh, hala bajnë za,

S’shërohet dot kjo plagë nga tjerët,

M’plagosi randë dikush që e kam dashtë!

Çdo natë lutem veç ankth le t’mbetet,

Andërr e keqe kjo du me kanë,

Asht realitet m’jehon nji za tjetër,

Zani i shpirtit që m’asht vra!

E unë po çohem k’tu s’rri ma tepër,

Me plagët e mia unë baj diçka,

Bahen rimë, pastaj nji varg ma tepër,

Dhimbjen e tepërt veç pena mu ma kjanë.

Related Posts

Sezai Karakoç-Në qiellin e ngrohtë të verës

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Në fushën që para shtrihetPërnjëherë një dritë djathtasE një tjetër dritë majtas delDhe këto Arrijnë njëra-tjetrën më shpejtësinë e vetëtimësKëtë populli e konsiderojnë fat për flijimThonë që, janë bashkuar Lejla dhe…

Çelnik SHEHU-E BUKURA HEROINË

Në rininë tënde të vyer Mes teje dhe jetës U kryqëzuan plumbat e vdekjes, Ëndrrat t'a grisën hijeshinë Me plumba të rrëzuan Armiqtë që s'ju donin të lirë Dhe gjaku yt Flamurit ia shtoi bukurinë.…

Aziz Nesin-Kot

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Ti nuk je…Kot po bie ky shi…Nuk do të lagemi bashkë…Kot ky lum…Tundet e ushtin Nuk do të ulemi në breg të tij që ta shikojmë… Zgjatën e shkojnë…Se koti këto…