0 Comments

21.

Deshta…

Deshta veten në t’kaluemen me taku,

Me ta diçka me kuvendu…

T’parën herë kur ty t’ka pa, me i thanë mos me u frikësu…

e veten me lanë, ty me t’dashtë!

…

Deshta…

Deshta veten në t’kaluemen me taku,

Mos me t’largu kur afër ke ardh,

Me t’puth prapë, buzët e tua me i shiju,

Me ra me ty e prapë m’u zgju,

T’idhnuem mos me flejt, mos me u hatru!

…

I du kujtimet e tua, i rikujtoj se t’du,

Nga shpirti s’pranoj dot me t’hjek,

Sikur… çdo ditë jeton me mu!

E mu m’thanë që tjetër ke gjet,

Mbas erës tem tjetër kand e ke afru,

Tjetër kand sot e ban me kesh,

Unë n’heshtje kjaja ty mos me t’lëndu!

…

Çka asht dashunia,

Nëse s’asht heshtja jote kur puth buzët e mia?

…

Du veten n’t’kaluemen me taku,

E me i thanë hala ma shumë me t’dashtë,

E sot kur ndalem ty me t’kujtu,

M’duket andërr që dikur t’kam pasë!

Related Posts

FILLIMI I RRUGËS DREJT LUFTËS

Viti 1996 nuk erdhi si një vit i zakonshëm për familjen Duraku. Ai erdhi i rëndë, me zhurmë çizmesh, me trokitje të dhunshme dyersh dhe me heshtje që rëndonte mbi shpirt. Për Kushtrimin, që ende…

MESELEJA E FLOKËVE-ABDURRAHIM KARAKOÇ

Mu si malet me dëborë, kokën drejt e mbanë Mjegullës së pranverës flokët e saj i ngjajnë Të veçanta janë vetullat e qerpikët e saj Plagët e gjoksit tim m’i shtypin flokët e saj Sa…

Meselja e flokëve – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Mu si malet me dëborë, kokën drejt e mbanëMjegullës së pranverës flokët e saj i ngjajnëTë veçanta janë vetullat e qerpikët e sajPlagët e gjoksit tim m’i shtypin flokët e…