0 Comments

Dikur ishit dy, pastaj tre,

Si gurë që rrjedhin në lumë,

Si fjalë që nuk ndahen…

Por tani nuk jeni asgjë,

Pos hije që s’mund të flasin.

Betoheshit për vëllazëri,

Me libra dhe ëndrra që nuk i mbajtët,

Por tani, jeni thjesht hije,

Pa lidhje, pa shikime, pa fjalë.

Aq miq të mirë sa për një kafe s’keni kohë,

Aq vëllezër, saqë telefoni bëhet barrë,

Heshtja është gjithçka që keni

Dhe kjo heshtje, flet më shumë se çdo fjalë.

Pyesni për gjithçka,

Por asnjë pyetje për mikun tuaj.

Vazhdoni të shkruani për miqësinë,

Por, a mbetet ndonjë shpresë për të?

Fjalët pa shpirt janë si vargjet pa zjarr,

Shkruhen, po s’arrijnë kurrë.

Related Posts

Mall – Ferdane Sahiti

Sot erdha unë me t'pa, me t'i ndigjue ato rrahje t'zemrës Erdha me e shue këtë mall Erdha me t'tregue që po harroj shumë gjana, por jo ty Se bash ti je arsyeja që po…

Tregime nga Mesnevia-Muzikanti i moshuar

Përktheu nga turqishtja: Samet Vata Në kohën e hz. Omerit ishte një muzikant që i binte shumë bukur harpës. Kur atë e dëgjonin zogjtë dukeluajtur, marroseshin pas tij. Nga meloditë që dilnin prej instrumentit, njerëzit…