0 Comments

Shumë rrefime dhe legjenda janë treguar nder breza për ‘Gurin e plakës’ që gjendet në Graboc të Epërm në komunën e Drenasit.

Ajo që e bën të veçantë këtë gurë është fakti që në mes tij ndodhet hekurudha dhe treni kalon në mes tashmë e sa vite.

Thuhet se ky gurë më parë ka qenë i plotë mirëpo është ndarë në mes kur është ndërtuar hekurudha Prishtinë-Pejë në vitin 1936.

Sipas gojdhënave të rrëfyera nga fshatarët ndër breza thuhet se në afërsi të ‘Gurit të Plakës’ ka qenë një mëhallë, një familje me dyzet anëtarë dhe me pushtimin e sllavëve vriten 80 persona. Ndër të vetmit që shpëton është një plakë e cila shpëton së bashku me 2 nipat e saj.

Plaka pas shpëtimit merr dy nipat dhe bagëtitë, delet, dhitë dhe afrohet te guri ku shihet vendi ku është strehuar plaka me nipat.

Thuhet se plaka ka jetuar në këtë gurë deri sa i ka rritur nipat e saj.

/FB/

Related Posts

THIRRJA E ARMËS DHE ZGJIMI I VENDIMIT

Para se lufta të merrte emër, para se pushka të fliste hapur, ajo kishte filluar të lëvizte në heshtje, nëpër hije, nëpër natë të errëta dhe sy që vrojtonin. Në ato ditë të paqarta, Kushtrimi…

FATIJONA BAJRAJ – TI…

Ti je rrokja ma e bukur e fjalës lumni Ti je vetë manaja e fjalës madhështi Ti je burim i rrjedhës t'dashnisë Dashni që m'bahet shtrat lumi drejt Hyjnisë Ti fener i udhës tem t'mundimit…

Xhemal Syreja-Duke dëshiruar

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Nëse rruga ime jeKur unë çelësin ta rrotullojMos të jetë dera e shtëpisë ajo që mbylletPor dera jote ajo që hapet nëse adresa ime jeLe të vijnë drejt letrat e miaDy…