0 Comments

Lindja e dikujt zemrat i shëndrritë

Qysh asht lindja e Mustafasë

Lindja e dikujt lot gëzimi i mbush sytë

E t’ia shton nurin dynjasë

Lindjet janë kastile çdo herë

Si për gjana t’medha si t’vogla

Asnji lindje s’asht për hiç

Njejtë qysh për kot s’asht kriju bota

Jo çdo herë veç lindja bijka gëzime

Për dikan edhe vdekja gëzon

Jo prej qefit nashta me u gëzu mun

Ai ustah i vjetër që tabutin maron

Kanuni i dynjasë asht i tillë

Çdo gja që lind e jetën nisë

Pa çare nji ditë t’takvimit

Rrugëtimin ka me e bitis

Çka ka le n’dynja o dost

Ka me dekë e me u shu

Njajti si zengjini si fakiri

Dheun kanë me përqafu

Related Posts

Gara e bretkosave – “Edhe kjo kalon”

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Një ditë po bëhej një garë në mes të bretkosave. Qëllimi i garës ishte të hipnin në majën e një kulle. Një grup bretkosash ishin mbledhur për ta shikuar garën.Gara…

Xhan Jyxhel-E ndalume m’thanë për ty

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajra E ndalume, m’thanë për ty Ndalesat janë për mu shkel, thashë E pamundun m’thanë për ty E randësishme asht me arrit t’pamundunën, thashë Nuk bahet, m’thanë për ty N’botë s’ka gja…