0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Ti që kohë të gjatë
E shikova e s’u ngopa dot
Ti që në kurbet të lashë
Ti që zërin s’munda ta dëgjoj


A ke mbetur mbyllur brenda?
A ke dalë për të shëtitur e ke qeshur?
E huaja, a je bërë?
Ti që e imja je s’munda të them

Loti duke më pikuar
Fytyrën tënde e kujtoj
Kokën me flokë dredha
Që në gjoksin tim s’munda ta vë


Je vërshim i bjeshkëve të pjerrëta
Ti je më e çmendur sesa unë
Tani, rob i kujt je?
Ti që kokën s’munda të ta përuli


E dije ti si të doja
Përse shpinën mua ma ktheve
Në gji të kujt tani ke hyrë
Ti që të të puth m’u dhimbse

Related Posts

Majlinda Deda-Shkruan Zonja M. / 21

21. Deshta... Deshta veten në t’kaluemen me taku, Me ta diçka me kuvendu… T’parën herë kur ty t’ka pa, me i thanë mos me u frikësu... e veten me lanë, ty me t’dashtë! … Deshta...…

HYRË H. FAZLIJA-JAM HAJDUTJA JOTE, VJESHTË…

Të kam vjedhur të gjithapikat e vesës,mëngjeseve kur dielli zgjohet,lindur me flatra zogu…Të kam vjedhur të gjitha puthjet e gjethevegjersa përqafojnë tokën,n'lagështi nate…Po.Të kam vjedhur, vjeshtë,përplasjen e erës, valë,shtrënguar n'gjoks tik- takesh,kristal shpirti…Të kam vjedhur,…