0 Comments

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj

S’munda ta ngushëlloj zemrën time
S’munda të të heq ty (nga ajo)
S’munda fatin tim ta mbaj
E dashur, ty s’munda të të harroj


Arrita të marr mirësinë e fatit
Zemrën time ty ta kam dhënë
Ndonëse shumë po të doja
E dashur, ty s’munda të të harroj

Zemra ime fare e çmendur është
I dashuri yt rob që nuk lirohet
Çfarë të bëj, s’e di
E dashur, ty s’munda të të harroj


Po të ngrihem për t’u liruar
Ditët e vjetra në kujtim më vijnë
Në këtë botë përplot revoltë
E dashur, ty s’munda të të harroj


Vetën time pas brengave e kam mashtruar
U vendose dhe më mbete në kokë
Desha të të harroj, por
E dashur, ty s’munda të të harroj

Related Posts

Xhan Jyxhel-Nuk duhet të lidhesh

Përktheu nga turqishtja:Fatijona Bajraj Nuk duhet të lidhesh me diçka ashtu verbërishtNuk duhet të thuash nëse nuk është ai/ajo nuk mund të jetojë Nuk duhet të thuash praSepse jeton Nuk është e nevojshme të thuash…