0 Comments

Tërë këto vite për kot, i kalova Po të vij Ty

Mjaft më duke u rrokullisur, mbarova Po të vij Ty

Ndalova dhe mendova pak më parë Pashë që kjo rrugë është e sigurt

U betova mijëra herë për të mos ju ndarë Po të vij Ty

Sytë e përlotur e zemrën hutuar Thashë të përgjërohem kur të arrij Nxora egon nga vetja dhe e gjuajta Po të vij Ty

Tokmaku i dashurisë kudhrën preku Nuk ndaloj më edhe po që se bota ndal

Çdo gjë të mbetur nga e djeshmja e kam shitur Po të vij Ty

E lash urrejtjen dhe mllefin U bëra një farë e mëshirës

E shijova kënaqësinë e të dashuruarit Ty Po të vij Ty

Related Posts

MAJLINDA SHAQIRI-KALIMTHI

Thanë,Zoti e pa me sy atë grua,Shikimi i saj margaritar,Në diamant u shndërrua,Ata than por nuk e pan,Nuk prekën rrugën e gjarprit,As nuk shijuan rrufen e krisur,Peshën e ylberit,Shijen e kripur,Ata thanë por nuk e…