0 Comments

Sot erdha unë me t’pa,

me t’i ndigjue ato rrahje t’zemrës

Erdha me e shue këtë mall

Erdha me t’tregue

që po harroj shumë gjana, por jo ty

Se bash ti je arsyeja

që po harroj shumë gjana

Kjaj çdo ditë, çdo natë,

E mallin nuk ma shuejnë lotët ma

Kurrgja sa kujtimet s’mujka me t’vra

Permes hijeve te njerëz të tjerë t’kërkoj

Sado pak diçka t’gjej

Që ma zbut këtë mall

O i dashtuni i zemrës teme!

Pse po m’jep mungesë?

A e di ti kjo sa dhemb?

A e di ti kjo sa tund?

Te tanë tanësinë teme po ma shkund

Sot jam këtu te vendi ku t’kam taku

Mora pak dashtuni e shumë mall

Por, nuk pata mundësi me t’përqafu,

fort me t’shtrengu,

e me t’thanë t’du, t’du, t’du…                  

Ma shumë se çdo pemë diellin

Ma shumë se çdo stinë shiun

Ma shume se gjithçka qe mbaron

T’du dhe kam me t’dashtë pafund

O i dashtuni i zemrës teme

Edhe atëherë kur s’vjen, je poezia jeme.

Related Posts

Thyerje – Shkelqim Bunjaku

Zhurmet e trenave qe po vinin me vonesePer ta shpetuar fatin e ftohte,Ne mes kembeve te prostitutave.Po mundohem ti jap kohe llampes antikeTe zhvishet nga zjarri i helmuar prej gaziTe sherohet e shtrire mbi murin…

Je ti – Abdurrahim Karakoç

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Në tezgën e zemrës kam qëndisur poeziNë çdo të qëndisur je tiKam lexuar ligjin e rrugës së dashurisëNë paragrafë me radhë je ti Në luginën e mendimit një lumë kalonPërkulen…

“Ndjenjë pa zë-Ilir Çerkini”

Ujëvarat e dashurisë Do të dua edhe sikur të mos mundem, edhe sikur Ujëvarat e Niagarës do të thahen pa ujë, edhe sikur ora dhe zemra do të numërojnë sekondat e fundit të jetës. Do…