0 Comments

Zhurmet e trenave qe po vinin me vonese
Per ta shpetuar fatin e ftohte,
Ne mes kembeve te prostitutave.
Po mundohem ti jap kohe llampes antike
Te zhvishet nga zjarri i helmuar prej gazi
Te sherohet e shtrire mbi murin kinez
Dhe le te dergjet bota me emra te rrejshem
Te mbajne syze dhe kontinentet
Se nuk shihet me asgje nga statujat e virgjera
Dashuria po mbytet nga – “Dashuria”
Lufterat cijatin rrugeve si maniaket e tempujve
Kush ta shpetoj boten? – Pyet nje plak i perlotur.
Askush ju pergjigj varri!
Guret po behen gati te marshojne drejt kokave tona
Amanetet e Palestines
Mjaft e renduam boten
E torturuam prej qe u krijua
Ja ngulem thonjet ne boshtin kurrizor
Dhe ja mbyllem gojen me afishen e zeze
Per te mos folur dhe nje fjale ne diten e gjykimit
Pa e kuptuar se sa te vegjel jemi!

Related Posts

Resat Nuri Guntekin-Letrat e dashurisë

Përktheu: Fatijona Bajraj Një mbrëmje, kur u kthye nga shkolla, Rasimi gjeti një zarf që kishte ardhur në emër të tij. Brenda zarfit ishte një letër e zbukuruar me lule, në të cilën shkruheshin këto…

Ndjenjë pa zë-Ilir Çerkini

Ujëvarat e dashurisë Do të dua edhe sikur të mos mundem, edhe sikur Ujëvarat e Niagarës do të thahen pa ujë, edhe sikur ora dhe zemra do të numërojnë sekondat e fundit të jetës. Do…

Giovanni Verga-Historia e një Laureshe

27 shtator Mariana, përse vallë nuk je këtu edhe ti, të shëtitësh, të vërtitesh, të dëfresh bashkë me mua? Përse vallë nuk të përqafoj dot, e nuk të them dot çast pas çasti “e sheh…