0 Comments

Një libër flet mbi dollap,

I mbuluar me pluhur

që s’është bërë nga koha,

Por nga harresa.

Askush s’e hapi,

Askush s’pyeti ç’fshihej aty.

Ndoshta një jetë më e mirë,

Ndoshta një rrëfim që shpëton.

Por jo, më mirë një foto,

A një video me gjashtë sekonda iluzion.

Dhe libri prapë rri,

I mbyllur, si një zemër pa dëgjues.

E unë pyes:

“Nëse s’lexojmë më,

Si do t’i kuptojmë fjalët

që na shpëtuan dikur?”

Related Posts

Fëllënza Kryeziu-Pëshpëritje shpirti

talkin to the moon ama ti s’je ktuTuj fol me hanën, se vetja asht tuj më mungume këto dhimtë ma jam mësu..S’ka lidhje sa shumë dugjithë kanë me m’lënduKërkush s’asht tuj kuptupër ata s’po lodhem…

FATIJONA BAJRAJ – TI…

Ti je rrokja ma e bukur e fjalës lumni Ti je vetë manaja e fjalës madhështi Ti je burim i rrjedhës t'dashnisë Dashni që m'bahet shtrat lumi drejt Hyjnisë Ti fener i udhës tem t'mundimit…

Fatijona Bajraj-Vjen nji zaman

Vjen nji zaman javash javash Që çdo gja mbi dhé ndrron As natyra ma s'asht e njejtë As syni i përgjumun ma s'loton Vjen nji zaman i nji devri t'rand Gjethet e rana degës s'i…