0 Comments

Errësina prej dritës, rrena prej t’vërtetës ik

Dielli edhe vet po t’asht përreth banë dritë

Mos u mërzit, vetmia asht kaderi i t’vërtetave

Sorrat me plimin e tyne, shqiponja vetun fluturon..

***

A ka ma randë se kohën me shty

Je sebep i jetesës tem sa uji e buka

Ndamja, përmallimi gjithçka e ka nji kënaqësi

Edhe me t’kujtu ty asht e bukur aq sa me t’prit.

***

Ti dukesh sikur s’ki me shku kurrë,

ama krejt ata që kanë shku njejtë sikur ti janë dokë.

***

Të bukurat zbukurohen për bajram,

ndërsa fytyra jote i zbukuron bajramat.

***

Po mburresh që nuk ke pi venë hiç,

ama krahas t’bameve tua vena çka asht?

***

A ka t’tillë që janë gëzu nji ditë, pa u dertnu nji vit?

Ai që asht ashik digjet me ditë, net, muej e vjet.

S’ka rehati, dritë as gjumë n’sy.

***

O ju që s’keni dijeni për dashtuni,

dijeni që dashtunia asht burimi kryesor i tanë ekzistencës.

***

Jeta asht e shkurtë o njeri,

nuk ki me lulëzu prapë si bari kur t’pritet.

***

Ai që burrnisht dashtunon e do t’dashtunën,

përmallohet për zjarmin si pervanja,

kush dashtunon e tutet prej djegies s’i metët punë tjetër veç përralla me kallxue.

Nga turqishtja: Fatijona Bajraj

Related Posts

Xhemal Syreja-Të dua nga larg

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Të dua nga largPa ta ndje erënPa të përqafuarPa ta prekur fytyrënVetëm të duaAshtu nga larg të dua tyPa ta mbajtur dorënPa ta prekur zemrënPa u hutuat në sytë e…

Gara e bretkosave – “Edhe kjo kalon”

Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Një ditë po bëhej një garë në mes të bretkosave. Qëllimi i garës ishte të hipnin në majën e një kulle. Një grup bretkosash ishin mbledhur për ta shikuar garën.Gara…

Myezini zë shëmtuar

Zhytje në detin e Mesnevisë- Mevlana Xhelaluddin Rumi Përktheu nga turqishtja: Fatijona Bajraj Një herë kishte një myezin zë shëmtuar. Ishte myezin në një qytet ku kishte pak mysliman e shumë të krishterë.Disa i kishin…